Enlirat Duraku, nga Oda e Infermierëve të Kosovës ka njoftuar se nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre, nga data 26 shkurt, infermierët e QKUK-së do të hyjnë në Grevë.
Duraku tha se gjithashtu e kanë mbështetjen e Shoqatës Sindikale të QKUK-së, shkruan lajmi.net.
Fillimisht do të mbahet protestë për të shprehur pakënaqësitë e infermierëve, e nëse ajo nuk merret parasysh ata do të procedojnë me grevë.
“Me date 26/02/2025 duke filluar nga ora 12:00 do filoj greven deri ne realizim te kerkesave si ne vijim ;
1. Drejtoria e Infernierise ne QKUK,
2. Pagesa e shtesave te tregut dhe shtesave per nenpunes shendetesor ne sistemin publik shendetesor, respektivisht perfshirjen e komuniteteve tona ne Ligjin e Pagave,
3. Pagesen e punes gjate vikendeve,
4. Pagesen e punes gjate festave,
5. Pagesen e rrezikshmerise,
6. Pagesen e oreve shtese” është thënë në njoftimin e Durakut.
“Me kohe do njoftohen organet e rendit dhe punedhenesi per fillimin e greves”, përfundoi ai