Nga 1 shtatori Shqipëria merr për herë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB

Shqipëria rimerr për herë të dytë të dytë Presidencën e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropën, drejtimin për herë të dytë të Presidencës së Këshillit të Sigurimit në OKB do ta konfirmojë ditën e nesërme edhe vetë ministrja Olta Xhaçka.

“Nesër, ora 11.30 Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do dalë në deklaratë për median për marrjen për herë të dytë nga Shqipëria të Presidencës së Këshillit të Sigurimit më 1 shtator 2023, thuhet në njoftim.

Më 1 janar të vitit të kaluar Shqipëria u bë anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria bën pjesë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara që nga dhjetori i vitit 1955, me përfaqësues në Asamblenë e Përgjithshme./rtsh.al/