Nesër varrosen tre viktimat nga aksidenti në Lepenc

Varrimi i tre të vdekurve në aksidentin në Lepenc, do të bëhet nesër në Prishtinë.

Familjarët janë sot, duke shkuar në Maqedoni të Veriut për të tërhequr trupat e pajetë pas kryerjes së procedurave.

Për orën e saktë, familjarët do të njoftojnë më vonë, pasi janë në pritje edhe të pjesës tjetër të familjes që në Kosovë do të vijnë nga kurbeti, për t’ua dhënë lamtumirën e fundit më të dashurve të tyre.