Nesër paradite vijon saga e seancës konstituive

Pas gati tre javësh bllokadë, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sërish.

Indeksonline mëson se seanca do të mbahet nesër në orët e paradites.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, një kandidat mund të propozohet deri në tri herë për pozitën e kryetarit të Kuvendit. Gjykata ka theksuar se Kuvendi duhet të konstituohet brenda një afati prej 30 ditësh.

Partia fituese, Vetëvendosje, e ka kritikuar vendimin e djeshëm të Kushtetueses, duke e cilësuar atë si arbitrar.

Ndërkaq, ish-partitë opozitare e kanë mirëpritur vendimin e këtij institucioni juridik