Nesër në Gjakovë do të mbahet mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë.
Sipas agjendës së publikuar nga Zyra e Kryeministrit, delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë do të mbërrijë në orën 11:00 në Bibliotekën e Qytetit.
15 minuta më pas do të mbërrijë edhe kryeministri i Shqipërsië, Edi Rama, i cili do të pritet nga homolugu nga Kosova, Albin Kurti.
Sesioni plenar i mbledhjes do të hapet në 11:30 ndërsa në orën 12:45 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare.
Në ora 13:15 do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp mes dy kryeministrave.
Kjo është agjenda e plotë: