Nesër ekzekutohen pagesat për këto kategori nga Ministria e Financave

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ua rikujton të gjithë përfituesve ndryshimin e datave të pagesave.

Me datë 24 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për masat aktive të tregut të punës;

Me datë 25 të çdo muaji do të ekzekutohen pagesat për lehonat e punësuara dhe të pa puna, si dhe shtesat për fëmijë.

Për faktin se këto dy data ishin ditë pushimi, pagesat për këto kategori do të kryhen nesër.