Nesër 300 kontejnerë të rinj vendosen në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se 300 kontejnerë të rinj nga e hëna vendosen në kryeqytet.

Rama tha se falë angazhimit të ndërmarrjeve publike, bënë që ata të sjellin efektin e vet praktik e të prekshëm

“300 kontejnerë të rinj nga e hëna vendosen në kryeqytet. Angazhimi serioz e përkushtimi profesional i punëtorëve plot vullnet e të palodhshëm të ndërmarrjeve tona publike, dhe potenciali i madh që kanë Ndërmarrjet tona të kryeqytetit siç është Ndërmarrja Publike Banesore sjellin efektin e vet praktik e të prekshëm”, ka thënë Rama.

Ndërsa ka shtuar se do të lehtësohet puna dhe kushtet e punëtorëve të pastrimit.

“Ata, të prirë nga dedikimi e dashuria për qytetin kanë arritur të bëjnë një punë të vlefshme për të gjithë, kanë filluar vet me prodhimin e kontejnerëve, të cilët do të reduktojnë mbeturinat në kryeqytet dhe lehtësojnë punën e kushtet e punëtorëve të pastrimit”, ka shkruar Rama në Facebook./Arbresh.info/