Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të identifikuar disa persona.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Policia thotë se ata dyshohet se janë përfshirë në një rast ‘Lëndim trupor’ që ka ndodhur më 23 shtator të vitit të shkuar.
“Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Graqanicës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.
Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Lëndim trupor, që ka ndodhur me datën 23.09.2023.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e Policisë.