Kjo e shtunë në Shqipëri do të karakterizohet nga moti me kthjellime dhe vranësira, të cilat në zonën jugore do të jenë deri të dendura.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit e gradualisht në mesditë do të shtrihen edhe në pjesën qendrore.
Në orët e mbrëmjes pritet ndërprerje e reshjeve të shiut.
Ndërsa, të dielën, moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira. Përgjatë relieveve malore të vendit, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.