“Nëse 24 shtatori s’po e ndryshoka kursin e dialogut, Kosova ta padisë Serbinë për gjenocid”: Haradinaj-Stublla i reagon Lajçakut

Deklarimet e fascilituesit të Bashkimit Evropian për negociatat Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, se sulmi paramilitar i 24 shtatorit nuk e zhbën faktin se vendet kanë hyrë në marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, kanë zgjuar reagimin e ish-kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj Stublla.

Nëse (siç pretendon Miroslav Lajçaku) krimi i agresionit ndaj Kosovës më 24 shtator s’po e ndërroka kursin e dialogut, atëherë Kosova menjëherë duhet të ngrejë padi ndaj Serbisë (1998/1999) para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nën Konventën për Gjenocid (një veprim ky që Kosova s’e ka bërë për shkak të dialogut vazhdues)”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.