Veterani i UÇK-së, Agron Kajtazi ka thënë se me protestën e sotme kanë kundërshtuar bastisjet e Dhomave të Specializuara.
“Shprehim indinjatën tonë për bastisjet që po ndodhin tek familjet e dëshmorëve ku po merren gjësende edhe prej gjërave historike. Sot merrën gjëra që janë me të vërtetë jonormale, prandaj është shprehëm indinjatën tonë në protestën e sotme”, tha Kajtazi.
Në Kanal10, ai shtoi që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kundër tyre. Le të jetë shteti jonë ai që udhëheq bastisjet e të mos vijnë njerëz të dyshimtë që mund të jenë kushdo qoftë”, shtoi ai.
https://permbledhja.com/musliu-shoshi-kurti-deshtoi-ne-bruksel-duhet-te-jape-doreheqje/