Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e aneksit të shkollës “Katër Dëshmorët” në Ratkoc.
Sipas një njoftimi nga Komuna e Rahovecit, objekti i ri do të ketë 14 kalsa mësimore dhe hapëisra të tjera adekuate për nxënësit e mësimdhënësit.
“Të premten, nga kryetari i komunës u nënshkrua edhe një kontratë shumë e rëndësishme për arsimin në komunën tonë. Pas përfundimit të procedurave të prokurimit u nënshkrua kontrata për projektin “Ndërtimi i aneksit të SHFMU “KATËR DËSHMORËT” në Ratkoc”. Me ndërtimin e këtij aneksi shkollor, i cili do të përmbajë në vete 14 dhoma mësimi (klasa), sallën e arsimtarëve dhe hapësirat tjera, do të bëhet e mundshme që nxënësit e kësaj shkolle të mbajnë mësim në një ndërrim të vetëm”, thuhet në njoftim.
Vlera e projektit është 899.991,89 €.
https://permbledhja.com/ali-dula-koordinator-i-deges-se-vv-se-ne-rahovec/