Në një aksident në Kroaci kanë humbur jetën dy shtetas të Kosovës ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore.
Në aksidentin e ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në dalje të Ravçës, në autostradën A1, kanë mbetur të vdekur nënë e bijë shtetas të Kosovës, ndërsa baba e biri kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë transportuar në spitalin e Splitit. Bëhet e ditur se shtetasit e Kosovës vozisnin veturë gjermane, BMW.
Në aksident ka humbur jetën edhe një 33-vjeçar nga zona e Zarës, i cili drejtonte automjetin Volkswagen T-Roc.
BMW-ja e shtetasve të Kosovës është rrokullisur nga forca e goditjes, ndërsa VW humbi gjysmën e pjesës së përparme.
Nuk dihet ende se si ka ndodhur aksidenti që shkaktoi tre viktima, raporton index.hr./Reporteri