Ministri i Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është bërë viktima e parë e masave që Bashkimi Evropian ka ndërmarrë ndaj Kosovës.
Përmes një videoje, ai ka treguar se i është anuluar një takim në Bruksel në të cilin ai është dashur të marrë pjesë.
“Unë isha viktima e parë e masave që u morën nga BE-ja. Më duhet të them, ne ishim paraparë të niseshim në Bruksel të dielën, ishte qershor. Kishim plan të takoheshim të hënën, dhe duhej të niseshim të dielën. Gjitha takimet u anuluan të premten pasdite. Zhgënjimi im ishte i madh, u desh të mbulonim të gjitha kostot si të biletave, hotelit në Bruksel e nuk shkuam fare atje”, tha Rashiq, në një video që u publikua në platformën “X” nga Gerald Knaus, që është bashkëthemelues i think-tankut European Stability Initiative (ESI).
Absurdity
EU sanctions against Kosovo.
First victim: 🇽🇰 Serb minister Nenad Rasic, who had meetings in Brussels on 19 June to discuss support for Serb minority with EU officials.
Meetings were then cancelled by EU!?@ExtSpoxEU @MiRo_SPD @ToniHofreiter @aliciakearns pic.twitter.com/wtpGF8gdLA
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) August 14, 2023
Kujtojmë se Bashkimi Evropian ka vendosur masa ndaj Kosovës me arsyetimin se nuk është sjellë në mënyrë evropiane për ta qetësuar situatën në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.