Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë (PLDM), Nenad Rashiq, ka folur zgjedhjen e tij si nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që Gjykata Kushtetuese të rrëzojë vendimin për zgjedhjen e tij në këtë post.
Ai ka thënë se gjasat janë 50-50 për rrëzimin nga gjykata.
“Gjasat janë 50-50 që Gjykata Kushtetuese ta rrëzojë votimin tim si nënkryetar. Nuk mund të them me siguri, por është e mundshme që vendimi të shkojë në cilëndo anë”, ka thënë Rashiq, raporton Telegrafi.

