Autoritetet e sigurisë në Kosovë e kanë akuzuar nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiqin, për organizim dhe pjesëmarrje në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.
Në aksionin e saj antiterrorist në Banjskë, Policia ka sekuestruar një automjet të tipit xhip mercedes, e që i njëjti mbante logo false të KFOR-it.
Ai, sipas gjetjeve të policisë, i takon kriminelit serb, Milan Radoiçiq, i cili ishte i përfshirë në sulmin dhe vrasjen e së dielës në veri.
Por, siç raporton Klani në xhipin e Radojiçiqit u gjetën edhe targa false të automjeteve të forcave paqeruajtëse të KFOR-it.