Policia e Kosovës në komunën e Podujevës është takuar me fëmijë një ditë para Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Në njoftim, thuhet se në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta me institucionet arsimore, zyrtarët policor kanë zhvilluar një takim me fëmijë.
“Në kuadër të aktiviteteve e projekteve të përbashkëta me institucionet arsimore, sot në prag të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, zyrtarët e stacionit policor të Podujevës, festuan bashkë me fëmijët. Policia e Kosovës do të jetë gjithmonë afër fëmijëve me projekte informuese, parandaluese dhe edukuese”, thuhet në njoftim.