Është arrestuar një i dyshuar në Gjakovë, pasi i njëjti në gjendje të dehur sulmoi vajzën e tij.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, përcjell Paparaci.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur kishte sulmuar vajzën e tij. Viktima e ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.”