Analisti Tomor Avdia, ka paralajmëruar që Kosova shumë shpejtë do të ketë një Qeveri të re.
Ai thotë se kjo do të bëhet për shkak të arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë, e cila sipas tij do të ndodhë në muajt në vazhdim.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë partia kryesore ndërsa që për partner do ta ketë Partinë Demokratike të Kosovës.
“Unë shoh se do të ketë ndryshime të mëdha në Qeveri, ose në këtë fund- vjeshtë ose në pranverë do të ketë Qeveri të re. Vetëvendosje do të jetë partia kryesore, partner i dytë është Partia Demokratike e Kosovës, pasi është pjesë e këtij skenari edhe numrave edhe votave pasi marrëveshja të finalizohet i duhen 2/3 e votave”, tha Avdia në emisionin InfoNata.
Sipas tij për këtë skenar janë pajtuar edhe dy partitë tjera opozitare LDK e AAK.
“Siç duhet ka një ‘ok’ prej dy partive tjera opozitare dhe janë më të buta për tu negociuar”, tha ai.
Kohëve të fundit ka pasur shtim të vizitave të zyrtarëve të BE-së dhe atyre amerikanë në Kosovë dhe Serbi ku është folu për arritjen e një marrëveshje për dialogun