Ndriçim Çekaj nga Irzniqi, kandidat i LDK-së për asamblist në Kuvendin Komunal të Deçanit

Ndriçim Çekaj do të jetë një nga kandidatët e Lidhjes Demokratike për të siguruar ulëse në Kuvendin Komunal të Deçanit.

Kështu ka bërë të ditur vetë kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e kësaj partie, Jeton Mushkolaj.

Çekaj, në tre vitet e fundit ka qenë i angazhuar në Kuvendin e Kosovës, ndërsa është një nga emrat e rinj e aktivë të fshatit që ka dhënë shumë për vendin.