Posedimi dhe përdorimi i armëve të zjarrit është shndërruar në dukuri negative në vendin tonë, pasi vazhdimisht hasen persona të cilët mbajnë me vete armë ilegale. Jo rrallëherë shkaktohen incidente edhe aksidentale si pasojë e përdorimit të tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një restorant në Rahovec, ku një person dyshohet se ka plagosur aksidentalisht mikun e tij, duke i shkaktuar plagë në këmbë.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari fillimisht nuk është hapur.
I dyshuari A.Tola nga Gjakova është dorëzuar vet në Polici, ku edhe ka dorëzuar armën që e mbante ilegalisht.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndryshe, mbi 230 mijë armë pa leje janë në duar të qytetarëve të Kosovës, llogarit Ministria e Punëve të Brendshme në vend. Pra, çdo i shtati qytetar i Kosovës ka një armë pa leje./ Sinjali