Ndizen qirinj te vendi i punës së Liridonës, deputeti suedez poston fotografi dhe fjalë prekëse

Deputeti në parlamentin suedez, Magnus Jakobsson, ka vizituar lokalin “Lejas Café” ku punonte e ndjera Liridona Ademaj në Suedi nga ku shprehi ngushëllime duke theksuar se e reja kosovare ishte person i mrekullueshëm. Aty në nderim të saj u ndezën qirinj e u vendosën lule.

Me anë të një postimi në “X”,  deputeti Jakobsson theksoi se Liridonën do ta kujtojnë me ngrohtësi, pasi tha se ajo ishte një person që vlerësohej nga të gjithë.

“Sot kemi vizituar memorialin e Liridonës në Lejas Café. Shumë erdhën dhe lanë lule dhe ndezën qirinj. Një moment i denjë përkujtimi”, shkroi Jakobsson.

Liridonën do ta kujtojmë me ngrohtësi. Ajo ishte një person i mrekullueshëm që vlerësohej nga të gjithë ata që e njihnin. U prefsh ne paqe!”, u shpreh ai.