Veterani dhe invalidi i luftës, Naim Shala ka ndërruar jetë sot papritmas.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur djali i axhës së tij, deputeti i PDK-së Ferat Shala.
Shala ka thënë se me Naimin i cili ka vdekur sot kanë qenë dhe bashkëluftëtarë të orëve të para.
“Miq, familjar, bashkëluftëtarë dhe bashkëvendas. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se djali i axhës dhe bashkëluftëtari i orëve të para, Naim Shala, papritmas na la. Naim, e kam të pamundur të pajtohem me faktin që na le. Dhimbja e humbjes tënde do të mbetet përgjithmonë në shpirtin tim. Për varrimin dhe ceremonitë e tjera do të ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar Shala në Facebook.