46 sekonda para fundit është ndërprerë ndeshja e Kupës së Kosovës në Basketboll mes Pejës dhe Bashkimit.
Tifozët pejanë të pakënaqur me rezultatin, kanë hedhur gjësende në fushë, duke tentuar kështu të sulmojnë basketbollistët e Pejës.
Rezultati në ato momente ishte 70-72 në favor të Bashkimit, derisa skuadra prizrenase kështu do të kalonte në gjysëmfinale të Kupës./IndeksOnline/
