“Nder i madh, diçka që shkon përtej futbollit”, Albian Hajdari thyen heshtjen pasi la Zvicrën për Kosovën

Qendërmbrojtësi i Hoffenheimit Albian Hajdari është i lumtur me vendimin që mori për ta përfaqësuar Kosovën.

Pas Leon Avdullahut, edhe Hajdari vendosi të mbrojë ngjyrat e fanellës dardane për t’u përshëndetur me Zvicrën, kombëtare tek e cila luajti në të gjitha grupmoshat.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ylli i Hoffenheimit e pranoi se e ka menduar gjatë se cilën kombëtare ta përfaqësoj, mirëpo në fund vendosi me zemër që të zgjedhë Kosovën.

“Ka qenë një proces i gjatë dhe shumë i menduar. Kam rrënjë të thella si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë, dhe jam mirënjohës për gjithçka që federata zvicerane ka bërë për mua që nga fëmijëria. Në të njëjtën kohë, historia e familjes sime dhe identiteti im janë të lidhura fort me Kosovën. Pas shumë bisedave me familjen, këshilltarët dhe të dy federatat, ndjeva se përfaqësimi i Kosovës është rruga që pasqyron më së miri zemrën dhe trashëgiminë time.

“Është një nder i madh. Historia e prindërve të mi dhe kultura me të cilën jam rritur e bëjnë këtë shumë emocionale për mua. Të përfaqësosh Kosovën në arenën ndërkombëtare është diçka që shkon përtej futbollit – është një mënyrë për t’i dhënë diçka mbrapsht një vendi që është pjesë e asaj që unë jam”.

I pyetur se kush e bindi, Hajdari ishte i qartë: Familja. Ai gjithashtu shfrytëzoi rastin të falënderonte njerëzit e dy federatave, që kanë qenë tepër mbështetës dhe nuk i bën presion për vendimin më të rëndësishëm.