Një veturë me targa të Serbisë është ndaluar mbrëmë rreth orës 22:00, në Leposaviq.
Sipas raportit policor, në veturë ishin katër kosovarë, që dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin e Republikës së Kosovës.
Ata dyshohet të kenë shkuar ilegalisht edhe në Serbi, raporton Indeksonline.
“Ata janë verifikuar, por nuk kanë rezultuar si persona të kërkuar”, bën të ditur policia.
Katër të dyshuarit, me urdhër të prokurorit, janë liruar.
Rasti i cilësuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit” ka vijuar në procedurë të rregullt./Indeksonline/