Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë ka organizuar Samitin Rajonal për Mbrotje nga Diskriminimi Racor, më ç’rast ka ndarë 100 bursa për komunitetet rom, ashkali, egjiptian, në Fakultetin e Edukimit, që në të ardhmën Kosova të këtë mësuesë nga këto komunitete.
“Për herë të parë organizohet nga Qeveria e Kosovës Samiti Rajonal për Mbrojtjen nga Diskriminimi Racor, për të diskutuar se si vendet e Ballkanit Perëndimor mund të luftojnë diskriminim, në mënyrë që të rritet mirëqenia. Na duhet angazhim i përbashkët, na duhet punë e përbashkët edhe nga qytetarët, që të qojmë përpara zhvillimet e mbotjës, duke qenë të vetedijshëm që gjendja e pakicës nuk është e mirë.
Ne e dijmë që ata që kanë më së shumti ja bëjnë qaren vetit, kështu që për ata që kanë më së paku, Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë përkushtimin e saj më gjithëpërfshirje ndaj komuniteteve, duke ofruar edukim, shëndetësi dhe arsim të barabartë” deklaroi kryeministri.
Tutje, i pari i Qeverisë deklaroi se janë ndarë 500 bursa edhe për fakultete të tjera, përveç atij të Edukimit.
“Me këtë qëllim kemi ndarë bursa për 100 nxenës për studime në Fakultet të Edukimit, në rast që të ardhëm të kemi mesues dhe mesuese nga komunitetet. Kemi ndarë 500 bursa për komunitetin në fakultete të ndryshme por këto 100 janë të veçanta”, tha Kurti.