NATO merr vendim, rritet numri i trupave të KFOR-it në Kosovë

Forcat Paqeruajtëse kanë marrë vendim për rritjen e numrit të trupave të KFOR-it në Kosovë.

Këtë e konfirmoi para pak çastesh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përcjell lajmi.net.

Siç tha ai, që nga muaji Maj, kanë përmirësuar praninë dhe qëndrimin e KFOR-it.

Ndërkaq, u bë e ditur se vendimi për shtimin e trupave u mor dje.

“Që nga maji, ne kemi përmirësuar praninë dhe qëndrimin e KFOR-it. Vetëm dje Këshilli i Atlantikut të Veriut autorizoi forca shtesë për të adresuar situatën aktuale”, tha Stoltenberg.