I dyshuari për vrasjen e 30-vjeçares, Liridona Ademaj, Naim Murseli, do të vazhdojë edhe sot dëshminë e tij par Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar mbrojtja e Murselit, e cila ka shtuar se nesër dëshminë e tij do ta vazhdojë edhe i dyshuari tjetër, Kushtrim Kokalla.
Ndryshe, Murseli është dërguar edhe sot në Prokurori në masa të larta sigurie. I njëjti kishte dhënë dëshminë e tij edhe më 24 janar.
Gjykata Themelore në Prishtinë në dhjetor të vitit 2023, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e planifikuar të Liridonës.
Ndryshe, mbrëmjen e 29 nëntorit, i gjithë vendi u trondit nga ngjarja makabre ku viktimë ishte 30-vjeçarja.