Nagavci tregon se sa prindër kanë aplikuar sot për subvencionimin e librave shkollorë

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka konfirmuar se deri në orën 19:00 të së premtes kanë aplikuar për libra gjithsej 11 mijë e 800 prindër ose kujdestar ligjorë.

Përmes një postimi në “Facebook” ajo dha detaje shtesë, duke shtuar se mundësia për aplikim do të jetë e hapur deri më 1 shtator, përcjell lajmi.net.

Me këtë synohet që asnjë fëmijë mos të mbetet pa libra, para fillimit të vitit të ri shkollor.

Më poshtë edhe postimi i plotë i para pak çasteve.