Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka zhvilluar një takim me drejtorët komunal të drejtorive të arsimit.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Nagavci ka njoftuar se deri më tani kanë aplikuar 80.000 prindër dhe ka potencuar se mjetet pritet t’iu deponohen nëpër llogari para 1 shtatorit.
”Deri tani në portalin e-kosova janë pranuar rreth 80,000 aplikime në platformën e cila do të jetë e hapur deri në fund të muajit shtator. Drejtorët Komunalë të Arsimit i njoftova se prindërve që tashmë kanë aplikuar për tekste dhe materiale, mjetet pritet t’iu deponohen në llogari para datës 1 shtator”, ka shkruar Nagavci.
Tutje, ajo ka njoftuar për ekipet mobile që po ndihmojnë prindërit që op kanë problem gjatë aplikimit.
“Lidhur me një nga sfidat kryesore në të cilën kanë hasur prindërit -aplikimi online për fëmijët që mbushin 6 vjeç pas 1 shtatorit, i sigurova se këto dhe të tjera ankesa po trajtohen me seriozitet dhe përkushtim nga ekipet mobile”, ka shkruar ajo.