Një postim i një mediumi serb, ku flitej për tërheqjen e njohjeve për Kosovën, ishte pëlqyer nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë. Por pëlqimi në postim, siç duket, është hequr menjëherë nga zyrtarët amerikanë.
‘Like”-u i ShBA-së në postimin e mediumit serb, ku Vuçiqi fliste për tërheqjen e njohjeve të Kosovës tashmë është hequr nga zyrtarët amerikan. Të njejtit siç raportoi Nacionale kishin pëlqyer këtë postim. Por një veprim i tillë tashmë nuk duhet në postimin në fjalë.
Pra LIKE është hequr nga postimi.
Çka raportoi Nacionale për këtë rast?
“Vuçiq renditi nëntë shtetet që tërhoqën njohjen e Kosovës së vetëshpallur (VIDEO)”, e mban titullin artikulli i pëlqyer nga profili zyrtar i ambasadës amerikane në Kosovë.
Në anën tjetër, kanë filluar menjëherë reagimet e kosovarëve ndaj ambasadës amerikane.
Një prej tyre është edhe ai i deputetit të VV-së, Armend Muja, i cili i ka kujtuar ambasadës, duke thënë kështu: “Në artikull thuhet se “Vuçiq renditi nëntë shtete që tërhoqën njohjen e shtetit të vetëshpallur të Kosovës”.
Ndërsa një tjetër ka kërkuar që të fshihet pëlqimi ose të shpjegohet pse është pëlqyer ky postim.
Çka ka thënë Vuçiqi?
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në artikullin që e ka pëlqyer ambasada amerikane, tregon se, sipas tij, nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës.
Sipas tij, janë nëntë vende që tashmë e kanë tërhequr njohjen e Kosovës. Veç kësaj, ai i ka publikuar edhe emrat e tyre.
Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estwtini, Lybia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet, sipas Vuçiqit, e kanë tërhequr njohjen.
“Na presin sfida të vështira sa i përket Kosovës. Ne nuk kemi provokuar askënd. Nuk kemi bërë asnjë incident. Si mund të quhet provokim, kur mbrohet kushtetuta jonë? Janë 106 vende që nuk e njohin Kosovën. Nëntë prej tyre e kanë tërhequr. Tri janë edhe më tutje në mëdyshje”- shtoi tutje ai.
Vuçiqi ka folur edhe rreth proceseve integruese të Republikës së Kosovës, duke thënë se vështirë që mund të bëjë diçka për Këshillin e Evropës, porse do të mundohet me çdo kusht për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
“Po e presim vendin e dhjetë që do ta tërheqë njohjen. A mund të bëjmë diçka për Këshillin e Evropës? Vështirë. Për në Unesco? Do të luftojmë”- pohoi Vuçiq.