Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës beson se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka qenë “si karotë”.
Kjo pasi ai thotë se Qeveria e Kosovës është zotuar që ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Referuar marrëveshjes së Ohrit, ai ka thënë se tashmë ka autonomi politike dhe territoriale në Kosovë.
“Mendoj se edhe ajo ishte sepse në një periudhë edhe çështja e liberalizmit lidhej edhe me dialogun me Serbinë edhe më marrëveshjen me Serbinë. Unë mendoj se premtimet që do të implementojë çështjen e asociacionit nga kjo qeveri, pastaj marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit të cilat u pranuan nga kjo qeveri… ka qenë një lloj karrotë që ishte dhënë edhe qytetarëve të Kosovës me implementimin edhe të marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit dhe tani të statusit të Asociacionit që në fakt nuk është asociacion por është autonomi politike dhe territorial e Kosovës”, ka thënë Mustafa në “Click” RTV 21
Më tutje, ai ka thënë se lufta kundër korrupsionit ka mbetur aty ku ka qenë.
“Pas 7 vjete 8 vjete qatu kemi mbet ku kemi qenë përpara, në qoftë se ne do të vazhdonim me atë dinamikë të punës dhe të luftimit të korrupsionit dhe të zhvillimit ekonomik, sigurisht që do të ishim në një nivel tepër më të mirë se sa që është Kosova”, ka deklaruar Mustafa.