Mustafa: Kurti ka qenë në UÇK, por në qeveri po i dëmton veteranët

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Rrustem thotë se kryeministri Albin Kurti ka qenë bashkëlufëtar i tij në UÇK.

Mustafa për “Pressing të T7, ka thënë se çdo bashkëpunëtor i Adem Demaçit është dhe veteran, duke e përfshirë edhe kryeministrin Kurti.

Lufta ka ndryshuar, zona e Llapit ka qenë ndryshe, ka qenë me sistem. Sektorët e stafit të përgjithshëm kanë kriju veteran, jo domosdo me pushkë me dorë. Secili njeri që ka punu në zyrën e Adem Demaçit është veteran”, ka thënë ai.

Ai e ka kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen ndaj veteranëve, duke thënë se Qeveria e tij ka krijuar distancë ndaj tyre.

Edhe sot po ju them që Albin Kurtin e kam pasur bashkëlufëtar me ka shty me bë këtë çështje për me ofru më shumë qasjen e tij, e kam ditë që vendit i duhet angazhim për të qenë afër me njëri tjetrin, për mos me kriju distanca, shihet që Qeveria ka kriju distanca me ushtarin e UÇK-së”, ka thënë ai.

Gjatë emisionit “Pressing” ai ka thënë se askush nuk ka guxuar që veteranët t’i largojë nga Projektligji për Pagën Minimale, teksa ka thënë se këtë nuk guxon ta bëjë as Kurti.