Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, i ka kërkuar kryeministrit aktual, Albin Kurtit, të tregohet më i kujdesshëm në raport me deklaratat e tij ndaj ndërkombëtarëve.
Siç thotë ai, meqë çështja e dialogut nuk është arenë e gazit lotsjellës, përcjell klankosova.tv.
”Kurti do duhej të ishte i kujdesshëm në deklaratat e tij, sepse nuk është kjo fushatë e brendshme as arenë e gazit lotësjellës”.
Mustafa për gazeta Blic, u shpreh se në këtë rast akuzat e kryeministrit të Kosovës marrin përmasa të mospajtimit me aleatët e jo me një personalitet.
”Deklaratat e z Kurti, parasëgjithash janë të pamatura”.
”Janë edhe të pabazuara, sepse është shumë e qartë se z. Lajçak prezanton qëndrimet në vijë me z. Borell, vendet e BE-së dhe SHBA-të”.
”Nëse të gjithë ata ia mbajnë anën Serbisë, e që mendoj se nuk ia mbajnë, atëherë vaj halli për Kosovën”, tha Mustafa.