Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ariana Musliu Shoshi ka hedhur kritika ndaj Qeverisë aktuale.
Sipas deputetës së PDK-së, për linçime e propagandë kush nuk ia kalon këtij pushteti.
‘’Për linçime e propagandë kush nuk ia kalon këtij pushteti! Rastin e Lirim Mehmetaj, nga pozita ime nuk me takon ta komentoj. Mirëpo, ASKUSH sa LVV nuk bënë, as nuk ka bërë më shumë, thirrje për dhunë, përçarje e linçim’’, ka shkruar Musliu-Shoshi.
Por fjalën e lirë nuk mundet me e ndal e shpresoj që prokuroria të mos ndalet sepsë ka punë, ka shtuar më tutje deputetja e PDK-së./Indeskonline/