Deputetja e PDK-së, Ariana Shoshi-Musliu, anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ka deklaruar se tema për gjenocidin e Kosovës ndaj Serbisë, nuk është diskutuar në komisionin ku ajo është anëtare.
‘’Këtë temë nuk e kemi trajtuar në komision’’ shprehet deputetja e PDK-së.
Musliu-Shoshi, padinë e Kosovës për gjenocid ndaj Serbisë e cilëson si temë jashtëzakonisht të rëndësishme për të shpërfaqur krimin e Serbisë në Kosovë.
‘’Temë jashtëzakonisht e rëndësishme për të shpërfaqur të vërtetën e krimit të Serbisë ndaj popullatës së pafajshme shqiptare në Kosovë’’ thekson ajo.
Deputetja e PDK-së, thotë se edhe kjo temë për Qeverinë Kurti është vetëm çështje elektorale dhe nuk ka bërë asnjë hap konkret.
‘’Edhe kjo temë për Qeverinë Kurti është vetëm elektorale dhe nuk ka pasur hapa konkret’’ tha Musliu-Shoshi për FrontOnline.
Njohësit e ҫështjeve juridike shprehen skeptikë nëse Kosova mund ta bëjë një gjë të tillë.