Musliu-Shoshi ia rendit “skandalet” Donika Gërvallës në MPJD

Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka folur për zhvillimet e fundit në ministrinë e Jashtme.

Ajo me një intervistë për lajmi.net ka listuar shkeljet ligjore dhe “skandalet” që po ndodhin në ministrinë që udhëhiqet nga Donika Gërvalla-Schwarz.

Tutje ajo tregoi se aty ka edhe “hakmarrje politike” të bëra vet nga kjo ministre.

Përkundër faktit se është një nga ministritë më të rëndësishme, sipas saj ky dikaster shtetërorë po e humb “kredibilitetin” dhe kjo do të i kushtoj shumë Kosovës.

Musliu-Shoshi tutje tregon se investimi në blerjen e objekteve nga MPJD duhet të zëvendësohet në burime njerëzore, krejt kjo për ti bërë ballë ofanzivës së diplomacisë serbe kundër Kosovës në arenën ndërkombëtare.