Musliu: Rasti i Banjskës mund të përsëritet

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka folur lidhur me rastin në Banjskë të Zveçanit.

Ajo pas mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë u shpreh se rasti i Banjskës mund të përsëritet.

“Në nivelin e sigurisë kombëtare rasti i Banjskës është një nga rastet e nivelit më të lartë të rrezikshmërisë së shtetit të Kosovës dhe ky rast ende vazhdon në mënyra të veta të paraqesë rrezik për vendin tonë”, u shpreh deputetja e PDK-së.

Krahas sigurisë kombëtare, deputetja Musliu tha se institucionet e sigurisë duhet të jenë vigjilente edhe për çështje të tjera.

“Falë angazhimit dhe punës të pandalshme profesionale të AKI-së, tashmë  në Kosovë në mënyrë profesionale dhe të shpejtë iu është dhënë epilog natyrës së rasteve që cenuan sigurinë kombëtare në muajt e fundit”, ka thënë Musliu.

Po ashtu, Musliu potencoi se AKI-ja vazhdon të jetë e përkushtuar për garantimin e sigurisë kombëtare