Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka komentuar zhvillimet e fundit mes dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, ku tha se këto zhvillime po i sheh si të papranueshme.
Musliu thotë se të dy kryeministrat shqiptar duhet urgjentisht të reflektojnë duke i marrë përgjegjësit që iu takojnë.
“Edi Rama dhe Albin Zdravo duhet urgjentisht dhe vërtetë të reflektojnë dhe ta marrin edhe përgjegjësinë secili prej tyre sepse populli nuk i ka votuar ata që në vend të parë ta vendosin protagonizmin kryeneq thua se janë fëmijë kopshti dhe janë duke u kapur për një lodër.
Populli i ka votuar për të punuar për të ardhmën tonë të përbashkët në këtë rajon.
Marrdhëniet Kosovë Shqipëri janë natyrore dhe si të tilla të paprekshme. Albin Zdravo dhe Edi Rama duhet ta dijnë këtë gjë edhe pse në këtë rast përgjegjësia bie më shumë mbi Albin Zdravon”, thotë ajo.
Po ashtu, e njëjta akuzon kryeministrin Kurti, se sipas saj ai po e shfrytëzon mungesën e Hashim Thaçit, për ta demonizuar Edi Ramen si bashkëpuntor të Vuçiqit dhe si tradhëtar të interesave kombëtare.
Ndërsa, ka një shpjegim të saj, pse Albin Kurti nuk shkoi në takimin e thirrur nga Rama.
“Njejtë po vepron edhe në këtë rast. Dikush mund të pyes pse? Është shumë e thjeshtë: Pjesëmarrja e Albin Zdravos në takimin e Edi Ramës do ti ofronte një takim ku ai do të ishte vetëm një nga disa aty. Por Albini Zdravo nuk e duron dot të qëndroj në një tryezë ku ai nuk ka aftësi ti manipulojë, ku ai nuk e ka rolin kryesor, ku ai do mbetet nën hijen e Edi Ramës apo edhe të tjerëve aty. Prandaj vendimi për mospjesëmarrje, e bënë Albin Zdravon temë. Dhe Albiniit Zdravos si intereson se bëhët temë për keq, me rëndësi është që të flitet vetëm për të. Albin Zdravo për hesape të tij personale hedh posht edhe Kosovën edhe Shqipërinë edhe çdo gjë”, përfundoi deputetja e PDK-së, Musliu.