Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, tha se është shumë pragmatike në jetë dhe se i pëlqen planifikimet kur siç tha ajo, ka mundësi t’i planifikoj.
Por që kur jemi te planet, Musliu ironizoi duke thënë ku mund shqiptarët të bëjnë plane me 350 euro pagë mujore.
“Ku mujnë shqiptarët me bë plane, me 350 euro rrogë me bo plane, shqiptarët mos bë hajgare… Po aty janë planet pastaj qysh ki me shku ti në pushim kur sën e planifikon jetën me jetu taman, me hy në kredi… ai s’është pushim më, është stres”, tha Musliu në Tëvë1.
“Unë jam pragmatike në jetë jam shumë pragmatike dhe jeta na ka mësu ndoshta me qenë të gjindshëm në situate të caktuara por i pëlqej shumë planifikimet kur kam mundësi të planifikoj”, tha tutje ajo.