Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Kurti lidhur me kërkesën e opozitës për zgjedhje.
Musliu në një postim të bërë në Facebook ka krahasur këtë deklaratë të Kurtit me atë të Isa Mustafës vite më parë “Prishtinën e fitoj me duar në xhepa”.
Deputetja e PDK-së ka shkruar se qytetarët nuk e durojnë arrogancën e pushtetarëve.
Postimi i plotë:
Albini paska thënë se: “… që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë nuk i konvenojnë as qeverisë dhe as opozitës. Opozitës nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse i humbë e qeverisë nuk i konvenojnë zgjedhjet sepse zhduket opozita”
A ju kujtohet Isa Mustafa kur pat thënë Prishtinen e fitoj me duar në xhepa? Nga atëher LDK-së ju patën dashtë 8 vjet me kthy e pushtetin. Qytetaret nuk e durojnë arrogancen e pushtetarëve!