Gjatë ditës së djeshme Aleksandër Vlajiq i dyshuar për spiunazh është arrestuar në regjionin e Mitrovicës pas një periudhe hetimore disamujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës.
Pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Aleksander Vlajiq, ka reaguar njohësi i sigurisë, Agim Musliu.
Musliu përmes një postimi ka shkruar se Insituti Ocktopus ka zbuluar se Vlajiq ndante informacione me BIA-në serbe dhe kishte një rrjet të madh burimesh.
“Një tjetër i arrestuar për spiunazh në Kosovë. Këtë herë i arrestuari është serb (Aleksandar Vlajiq), i cili dikur ka shërbyer në inteligjencën e Policisë së Kosovës. Instituti Octopus zbulon se Vlajiq ndante informacione me BIA e Serbisë dhe kishte një rrjet të madh burimesh informacioni”, ka shkruar Musliu në “X”.