Ish drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musiu, ka thënë krisja mes koalicionit PDK-LDK në Prishtinë ka nisur kur PDK nuk ka pasur dakordim mbi Badocin.
“Ne e kemi parë që në momentin që nuk kemi pasë dakordim mbi Badocin, atëherë veçse ka filluar krisja, ka filluar çarja. Por, prapë edhe në këtë pikë ne kemi qenë shumë korrekt për arsye se shumë më herët e kemi njoftuar partnerin e koalicionit dhe kryetarin Rama që ne e kemi një qëndrim, që nuk e mbështesim, kemi konsistencë ndër vite sa i përket kësaj çështje, andaj ju lutem mos na provokoni.”, tha ai në “Frontal”.
Musliu tha se tash nuk është koha e komunizmit.
“Nëse jemi partnerë në koalicion nuk do të thotë me u pajtu në gjithçka”, shtoi ai.