Analisti Imer Mushkolaj ka publikuar një letërnjoftim të Serbisë të lëshuar për qytetarët e Kosovës.
Mushkolaj ka treguar se si në letërnjoftimin e publikuar, shkruan “Mitrovia e Kosovës”, vend që nuk ekziston me këtë emërtim në Kosovë.
Ai po ashtu ka përmendur se dhjetëra mijëra qytetarë serbë udhëtojnë me këto letërnjotime dhe të njëjtat i ka lejuar Qeveria e Albin Kurtit.
“Pushteti dhe militantët e pushtetit i heshtin këto fakte dhe tregohen hipokritë kur, duke e goditur Klan Kosovën, japin leksione se si qenka minuar shtetësia e Kosovës.” – ka shkruar tutje ai.
Postimi i plotë:
Ky është një letërnjoftim i Serbisë, i lëshuar në Serbi për qytetarët e Kosovës l, me emra të qyteteve Peć për Pejë, Ðakovica për Gjakovë, Gnjilane për Gjilan etj.
Në këtë letërnjoftim emri i qytetit është “Kosovska Mitrovica”, pra “Mitrovica e Kosovës”, vend që nuk ekziston me këtë emërtim në Kosovë, por veç në sistemin e Serbisë.
Qeveria e Albin Kurtit ka lejuar që dhjetëra mijëra qytetarë serbë dhe të tjerë të udhëtojnë me këto letërnjoftime – dokumente që janë kundër kushtetutës së Kosovës dhe agresion në juridiksionin e saj.
Pushteti dhe militantët e pushtetit i heshtin këto fakte dhe tregohen hipokritë kur, duke e goditur Klan Kosovën, japin leksione se si qenka minuar shtetësia e Kosovës.