Mushkolaj: Kisha Serbe po rren, kështu edhe Vuçiqi i arsyeton sulmet terroriste në Kosovë

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas një komunikate për media nga Kisha Ortodokse Serbe.

Kisha e akuzonte pushtetin në Kosovë se po dëshiron një territor etnikisht të pastër. Sipas Mushkolajt, kjo është një rren, ashtu siç rrejnë edhe Vuçiqi e Daçiqi për t’i arsyetuar sulmet terroriste në Kosovë.

Postimi:

Kisha Ortodokse Serbe rren edhe njëherë. Po thotë se qëllimi i pushtetit në Prishtinë është dëbimi i plotë i popullit serb dhe krijimi i Kosovës etnikisht shqiptare. Kështu rrejnë edhe Vuçiqi e Daçiqi, që t’i arsyetojnë sulmet terroriste në Kosovë.