Kreu i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka raportuar një rritje të konsiderueshme në deklarimin e qarkullimit dhe pagimin e tatimeve nga industria e muzikës. Ai theksoi se tatimet e paguara nga këngëtarët në vitin 2023 arritën mbi 2.7 milionë euro, një rritje prej rreth 50% krahasuar me vitin 2021.
Kreu i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se gjatë viteve të fundit ka shënuar rritje deklarimi i qarkullimit dhe tatimet e paguara nga industria e muzikës.
Sipas Murtezajt, tatimet e paguar nga këngëtarët vetëm gjatë viti 2023 janë mbi 2.7 milionë euro që është rreth 50 për qind sesa në vitin 2021.
”Njëra prej sektorëve tonë e e ka identifikuar si potenciale që nuk deklarojnë, është industria e këngëtarëve. Përveç që kemi bërë monitorimin gjatë sezoneve, në të njëjtën kohë kemi bërë thirrje publike që ata me qëllim t’i shmangen ndëshkimeve. Dhe aty nuk janë përgjigj pozitivisht, u janë zhvilluar inspektime dhe kontrolle.
Ka dhënë rezultat thirrja dhe komunikimi duke shënuar rritje sikur nga aspekti i deklarimit të tyre, ku në vitin 2021 kishim vetëm 11.9 milionë euro qarkullim të deklaruar, vitin 2022 u rrit në 24 milionë më shumë 100 për qind, ndërsa në vitin 2023, 31 milionë qarkullimi i deklaruar.
Tatimet e paguara në vitin 2021 e patëm vetëm 1 milion, në 2022 u rrit 1.76 milionë pra, ndërsa në në 2023 në 2.76 milionë euro, pra secilin viti kemi rreth 50 për qind rritje”, ka thënë Murtezaj në “Debat Plus”.