Murati për pensionet e serbëve të Kosovës: Të njëjtat llogari mund të përdoren për ndihma nga Serbia

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka treguar se të mërkurën do të ekzekutohen mjetet financiare për të gjithë pensionistët serbë që jetojnë në Kosovë.

Murati tha se pensionistët do t’i marrin pensionet sikur çdo muaj tjetër.

“Nesër, të gjithë pensionistët serbë të Kosovës do t’i pranojnë pensionet nga Thesari i Kosovës në llogaritë e tyre bankare, sikurse i pranojnë për çdo muaj më datën 15”, ka shkruar Murati.

Tutje ai ka thënë të njëjtat llogari mund të përdoren për të pranuar ndihma nga Serbia.

“Të njëjtat llogari mund të përdoren për të pranuar ndihma nga Serbia. Por Beogradi dëshiron që të vazhdojnë të bëjë transfere të pagjurmueshme të parave”.