Ministri i Financave, Hekuran Murati është pyetur sot në konferencë për medie lidhur me projektligjin e pagës minimale.
Ai ka thënë se mbi 100 mijë personave po u mohohet kjo e drejtë, pasi i njëjti mbahet peng nga Kushtetuese.
Murati shtoi se nuk e di as pse po mbahet i bllokuar ky ligj.
“Unë nuk e di pse po mbahet i bllokuar ky ligj. U desh një vit që të kalojë në Kuvend, e pastaj AAK, bashkë me disa deputetë të tjerë, i mblodhën 10 nënshkrime dhe e çuan në Kushtetuese, aty ku po mbahet që nga gushti i vitit 2023”, shtoi ndër tjerash Murati.