Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka përfunduar sot vendimi për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta.
Në njoftimin e Ministrisë, thuhet se java e ardhshme do të karakterizohet me temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë.
Derisa, Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë të monitorojë situatën klimatike dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
“Pas konsultimeve me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Hidrometeorologjik, Ministria e Shëndetësisë njofton se vendimi për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta përfundon sot, më 20 korrik 2024.
Sipas parashikimeve, java e ardhshme do të karakterizohet nga temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë.
Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të monitorojë situatën klimatike dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftim.